Kujdes i nderuar Bilall Kasami!
Shkruan : Sulejman Mehazi
Koalicioni parazgjedhor i Besës me Alternativën e Gashit dhe të grupit të Izet Mexhitit totalisht është i gabuar, jo zotëri Kasami nuk mundet BDI-ja në zonën e Shkupit me 1-2.3 deputetë të Gashit dhe Mexhitit, BDI-ja e Ali Ahmetit mposhtet në zonën 6 të Pollogut me 12 deri në 14 deputetë, Koalicioni i suksesshëm për ta mposhtur BDI-në do të ishte nëse kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare koaliconon me kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin.
I nderuar kryetar i Besës, Bilall Kasami, kujdes!, në zonë 6 të Pollogut çelësi i fitores së zgjedhjeve parlamentare do jetë ASH-ja e Taravarit, nëse partia juaj e Besës nuk ia shkëput BDI-së ASH-në, atëherë dihet se koalicioni BDI-ASH do fitojë zonën 6 të deputetëve shqiptarë.