Zëvendëskryeministri Bytyqi zhvilloi një takim me drejtoreshën e AHK-së për Maqedoninë e Veriut, Antje Vandelt

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, takoi drejtoreshën e re të Delegacionit të ekonomisë gjermane në vend (AHK), Antje Vandelt.
Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi i uroi mirëseardhjen Vandelt në vendin tonë dhe theksoi se Maqedonia e Veriut është destinacion tërheqës për investimet gjermane dhe partner shumë i rëndësishëm ekonomik, ndërsa Gjermania është tregu kryesor i saj eksportues.
Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi shprehu mirënjohjen për besimin, me shpresën se bashkëpunimi dhe marrëdhënia e partneritetit do të vazhdojë dhe forcohet.
Drejtoresha e Delegacionit të ekonomisë gjermane në vend, Antje Vandelt, falënderoi për takimin dhe tha se e vlerësojnë mbështetjen zhvillimore që kanë kompanitë gjermane në Maqedoninë e Veriut.
Vandelt tregoi se kompanitë ekzistuese në vendin tonë po zhvillohen dhe informoi se janë veçanërisht të interesuara për zgjerimin e investimeve dhe zinxhirëve të furnizimit.
Në takim u diskutua ndër të tjera për arsimin e dyfishtë, me konkluzionin e përbashkët se kompanitë gjermane janë partnerët kryesorë për zhvillimin e tij, gjë që jep performancë të shkëlqyer.