MPB njofton se mëngjesin e sotëm gjatë bastisjeve në Kondovë të Shkupit është arrestuar 31-vjeçari R.S. nga ky fshat.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një pushkë automatike, disa fishekë për një automatik dhe tetë saksi me rrënjë të zhvilluara të kanabis sativa”, shtojnë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume