Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nesër do të jetë për vizitë pune në Itali, ku së bashku me Nënkryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani; Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka do të zhvillojnë në Brindizi një takim ministror katërpalësh.

Në fokus të bisedimeve do të jenë mënyrat konkrete për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së zbatimit të Korridorit VIII pan-europian që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi.

Ky takim i parë ministror katërpalësh pritet të shndërrohet në platformë politike, të cilën e ka iniciuar ministri Bujar Osmani, që nga viti 2021.

Iniciativa 8 (I8) është konceptuar si një platformë politike që do të ofrojë forum shtesë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe intensifikimin e shkëmbimeve politike, ekonomike, të sigurisë, kulturore dhe sociale midis katër vendeve përgjatë Korridorit VIII.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume