2 gushti (e mërkurë), do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët në RMV.

Kështu njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, prej ku thonë se do të shënohet Dita e Republikës.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festa në RMV, 2 Gushti (e mërkurë) – Dita e Republikës është ditë jopune për të gjithë qytetarët e RMV-së. MPPS ua uron të gjithë qytetarëve Ditën e Republikës”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume