Kreu i kompanisë “Ecolog”, Lazim Destani sot tha se fabrika për ndërtimin e veturave elektrike do të ndërtohet në Tetovë, përcjell TV21. Destani theksoi se projekti u ishte ofruar edhe Kosovës dhe Shqipërisë, por falë ndihmës së ministrave të rinj, u vendos që projektin ta fitojë Maqedonia e Veriut

“Kur vendosëm që ta sjellim në Ballkan. Ne ua ofruam tre shteteve. Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Për fat të mirë Maqedonia u gjet më e shpejtë, me ndihmën e ministrave, me ndihmën e Qeverisë edhe me këto ministrat e rinj që kanë kontribuar, t’u them të drejtën ia kaluan Kosovës dhe Shqipërisë dhe fabrika do të ndërtohet këtu në Tetovë”, tha Destani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume