Vazhdojnë aksionet e kërkimit në liqenin artificial të Gllazhnjës në rajonin e Likovës për 29 vjeçarin e zhdukur në pasditën e 29 korrikut të këtij viti.Aksionit të sotshëm i janë bashkangjitur edhe tetë zhytës nga forcat speciale të ushtrisë “Ujqërit”

Siç informon Qendra e Menaxhimit të Krizave (QKK), kushtet e kërkimit janë shumë të vështira, bregu i liqenit është jashtëzakonisht i pjerrët dhe thellësia e ujit është më shumë se 20 metra vetëm pak metra në brendësi të liqenit artificial.

 

Sipas Qendrës së Menaxhimit të Krizave, shikimi është gjithashtu i dobët, veçanërisht në thellësi më të madha. Ata theksojnë se bregu i liqenit po kërkohet vazhdimisht.Punonjësit policorë nga Sektori i punëve të brendshme Kumanovë po bëjnë sigurimin e vendit të incidentit.

Ditët e kaluara në kërkim janë përfshirë zhytës nga njësia speciale “Tigër”, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, si dhe zhytës nga batalioni i forcave speciale të ushtrisë “Ujqërit”.Ekipi i Televizionit 21 gjithashtu ishte i pranishëm në zonën e kërkimit. Pati rastin të takoj edhe familjarët e personit të zhdukur, por për çështje privatësie ata nuk donin të prenoncoheshin për media.

Gjatë aksionit të kërkimit të djeshme është përdorur një dron nënujor i shoqatës “Eko Turist” – Ohër për të kontrolluar fundin e liqenit dhe janë shënuar disa vende të mundshme dhe më pas janë kontrolluar nga zhytësit e “Tigrave”.

Zhdukja e personit në ujërat e liqenit është raportuar në Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QKK) katër ditë më parë rreth orës 13:50, pas së cilës rasti është raportuar në Sektorin e Punëve të Brendshme të Kumanovës. Për sigurinë fizike të vendit janë angazhuar policë nga stacioni policor “Matejçe”, ndërsa përmes Policisë së Kumanovës është thirrur një ekip zhytës i MPB-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume