Në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një 21 vjeçar nga Republika e Greqisë pasi kishte tentuar të korrupton policin me 5 euro gjatë kontrollit të dokumenteve, transmeton Top24

“Nga punonjësit e policisë u arrestua 21 vjeçari L.V. nga Greqia, i cili gjatë kryerjen së kontrollit të dokumenteve, ai kishte futur një bankënotë prej pesë euro për ryshfet”, sqarojnë nga Policia.

Arrestimi ishte kryer në autostradën Demir Kapi – Negotinë, ku greku 21 vjeçar po ngiste një automjet “Volvo” me gjysmërimorkio me tabela greke.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar në gjykatën përkatëse të Negotinës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume