Të mërkurën (09.08.2023) do të kryhet faza e katërt e dezinsektimit të rrethinës së Shkupit kundër mushkonjave.

“Dezinsektimi ajror i rrethinës së qytetit të Shkupit kundër mushkonjave do të kryhet të mërkurën, në orët e hershme të mëngjesit. Në të njëjtën ditë, nga ana tjetër, do të bëhet edhe dezinfektimi tokësor kundër larvave të mushkonjave”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike janë të favorshme, në të njëjtën kohë.

closevolume_off
Qyteti i Shkupit apelon te bletarët që me kohë të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume