EVN njofton se për shkak të ndërhyrjes teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Gjorçe Petrov”, më saktë objektet në rrethinën e ish ndërtesës së komunës së Gjorçe Petrovit.

EVN-ja për nesër njofton se pa energji elektrike do të jenë një pjesë e komunave të Kisella Vodës dhe Qendër.

Nga ora 08:30 deri në orën 11:00, nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve: “Partenij Zografski”, “Rilski Kongres”, “Vostaniçka” dhe “Sllavejko Arsov”, në Komunën e Kisella Vodës.

Nga ora 09:00 deri në orën 11:00, nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Kostruski Heroi” (nga nr.49 deri nr.57) në Komunën Qendër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume