Disa mërgimtarë qëndruan më gjatë, e disa më pak, disa do të kalojnë edhe pak kohë në vendlindje, të tjerëve u ka ardhur koha të kthehen në mërgim.

Pushimi i mërgimtarëve në vendlindje përveç që i kanë dhënë gjallëri vendit, ka ndikuar edhe në aspektin ekonomik. Mërgimtarët thonë për Alsat, se kanë shpenzuar shuma të mëdha parash që kur kanë ardhur në vendlindje.

“ Në Gjermani… Qe një mauj tash një muaj I bëjmë…. Kemi harxhu pak, familjarisht kështu kemi shëtit….Përafërsisht 5000 të mira, ” tha një qytetar.

“Unë jetoj në Belgjikë, jam qe një muaj ditë këtu, mirë po kalojmë.
-Sa keni shpenzu prej kur keni ardh, sa para keni harxhu ?
– Nuk është me rëndësi ajo, I vjen sikur të lavdërohemi nuk kemi ardh për t’u lavdëruar…
Po mundohemi për vendin tonë, por kush e din e din, kush nuk e din…, ” u shpreh një qytetar.

“Afër dhjet ditë… Në Gjermani…. Harxhimet janë tepër të mëdha, aq shtrenjtë, sikur në Evropë, kështuqë nuk e di, për këto 10 dit mendoj se 2000 euro.. Mendoj edhe këtë javë dhe shkojmë në Gjermani, u shpreh një qytetar.

“Ne prej Turqie kemi ardh të shëtisim…01:54 Kemi ardhur për dasmë, një javë do të jemi këtu, unë këtu kam lindur… tash jetoj në Turqi… ” tha një qytetar tjetër.

Esnafi i Çarshisë tha se me ardhjen e mërgatimtarëve çdo biznes në Çarshi ngritet. Periudhat kur ata kthehen në vendlindje, janë periudhat më fitimprurëse për të gjitha bizneset.

“Të mos i harrojmë ne edhe vizitorët tanë që i kemi, familjarët tanë që vijnë prej viseve tjera që nuk regjistrohen nëpër hotele dhe regjistrime të turistëve, ata janë vizitorë dhe 10-15 ditëshe por janë në fuqi e madhe, është një ndihmesë e madhe për neve për Çarshinë sidomos, u shpreh Bujar Dullovi, Esnafi i Çarshisë.

Akoma nuk ka të dhëna zyrtare nga ana e Bankës Popullore lidhur me remitencat për këtë vit, por sipas të dhënave të këtij institucioni për vitin e kaluar remitencat, apo të hollat që vijnë nga jashtë kanë arritur shumën rreth 1,5 miliardë euro.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume