Pas reagimeve nga Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike në lidhje me deklaratën e kreut të ASH-së, Arben Taravari, i cili e qaujti derivat të BDI-së frontin opozitar, kanë reaguar sërish nga ASH. Nga kjo parti thonë se s’kanë qenë, s’janë dhe s’do të jenë kurrë derivat i BDI-së.

“Na mbetet vetëm ta përsërisim se partitë tjera aktuale janë derivate të BDI-së, ndërsa Aleanca për Shqiptarët s’ka qenë, s’është dhe s’do të jete kurrë”, thonë nga ASH.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume