Sot më datë 10.08.2023, në orën 00:15 në zonën e Gazi Babës, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup kanë privuar nga liria shtetasin A.R. (44) nga Shkupi, pasi ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij 18-vjeçar. Ndërsa në momentin e mbërritjes së policisë në vendngjarje është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë edhe kallëzimi penal përkatës për 44-vjeçarin.