Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri. Nga pamjet e publikuara nga Top Channel, Blair shihet teksa zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës.

Lidhur me këtë vizitë të ish-kryeministrit britanik nuk ka patur asnjë njoftim, sakaq nuk përjashtohet mundësia të ketë ardhur me pushime.

Kjo nuk është hera e parë që Blair viziton vendin tonë, madje në vitin 2016, si dhe në 2021 ai vendosi që të kalonte pushimet pikërisht në bregdetin shqiptar.