Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin A.K., në lidhje me sulmin ndaj ekipit të mediumit “Nacionale”, në protestën kundër festivalit “DokuFest”, në Prizren.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari me dashje e ka sulmuar gazetarin Vullnet Krasniqi derisa ishte duke i kryer detyrat zyrtare të tij.
“I pandehuri A.K., me datë 11 gusht 2023, rreth orës 14:00., në Prizren, me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrat e tij zyrtare – të dëmtuarin V.K., (gazetar), në atë mënyrë që në momentin kur i dëmtuari V.K., (gazetar), gjatë kryerjes së detyrës së tij merr në intervistë të pandehurin, ky i fundit A.K., e shtyen me dorë duke e sulmuar, pastaj, I dëmtuari V.K., vazhdon ti intervistojë protestuesit të tjerë të pranishëm ku has në rezistencë, të të pranishmëve, dhe persona të tjerë e sulmojnë fizikisht gazetarin me të cilat veprime tek i njëjti shkaktojnë shqetësim”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se masa e paraburgimit është e nevojshme dhe e arsyeshme “për të mos penguar rrjedhën procedurale të hetimit”