Lëvizja Demokratike e Izet Mexhiti ka reaguar sot pas vizitës së ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, ku u diskutua për rrugën Tetovë-Prizren. LD thotë se para se të flet për këtë rrugë, BDI duhet të realizojë 2 kilometrat e parë në rrugën Shkup-Bllacë.

“Kjo rrugë gjithsesi do të bëhet, por jo me BDI-në, e cila, gjë që është e pritshme, tenton ta përvetësojë si projekt partiak. Ndaj para se të flasin për këtë projekt madhor, të zëshmit e BDI-së, duhet t’i kryejnë ato dy kilometra të rrugës Bllacë – Shkup, që me vite nuk kryhen. Duhet t’i kryejnë punët e tunelit disa dhjetëra metra që me muaj të tërë është bërë makth i vërtetë për ata që marrin rrugën drejt Kosovës apo anasjelltas. Gjithsesi do të duhet t’i sqarojnë edhe skandalet korruptive lidhur me Korridorin 8”, thonë në LD.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume