Ambasadori i SHBA-së, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit ku u raportua për dorëheqje tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime, shprehet Hovenier në platformën twitter, transmeton klankosova.tv.
”Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime. Ndjekim nga afër këto zhvillime”.