“Tani për tani, po”, kështu u përgjigj deputet Hysni Ismaili i pyetur nëse ende është deputet i Alternativës.

Edhe kreu i kësaj partie Afrim Gashi dje në “Summer Click” tha se i kanë 3 deputet.

Ai thotë se edhe deputeti Hysni Ismaili vazhdon të jetë pjesë e Alternativës, edhe përkundër faktit se ka mbështetur kryetarin e Degës së Tetovë, që është shkarkuar nga Alternativa.

“Ajo është çështje e brendshme, se si është Dega e Tetovës, apo nuk ka të bëjë me punën e deputetit, mendoj se deri sa ai deklarohet Alternativë, ai ka respektuar në të kaluarën vendimet e Kryesisë, besoj se edhe kësaj here do ta respektojë atë vendim”, tha Gashi në “Summer Click”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume