Ka mbaruar debati për seancën e 123 në Kuvend, gjegjësisht për seancën për miratimin e nevojës për ndryshime kushtetuese. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërpreu seancën, pas çka u revoltuan deputetët e VMRO-DPMNE-së.

“Me që u apsolvua lista e të paraqiturve për fjalë, konstatoj se diskutimi ka përfunduar dhe këtu e ndërpres punën me këtë seancë dhe për vazhdimin do të informoheni në mënyrë plotësuese”, tha Xhaferi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume