Dy persona të vdekur janë gjetur dje në shtëpitë e tyre, në dy raste të ndara në Shkup dhe Manastir, njoftoi MPB.

J.Sh. nga Prilepi, dje në ora 10:00 në SPB Shkup, ka raportuar se në rrugën “Kozle” në Shkup ka gjetur babain e saj të ndjerë Z.J (62). Vdekjen pa shenja të dukshme dhune e ka konfirmuar mjeku i Urgjencës Mjekësore.

Në orën 14:52 të ditës së djeshme në RTSH Manastir është raportuar se V.I.(79) është gjetur i pajetë në shtëpinë në fshatin Dobrushevë të Prilepit. Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme.

Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit publik, trupat janë dorëzuar për obduksion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume