Është shuar zjarri afër liqenit artificial Mantovë rreth 20 kilometra në rrugën rajonale Shtip-Radovish, informoi zëdhënësi i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ilija Bojarovski.

Shuarja e zjarrit ka zgjatur rreth gjashtë orë, ndërsa janë përfshirë 15 deri në 20 hektarë bar i thatë, shkurre dhe sipërfaqe pyjore në hyrje të fshatit Piperovë. Për këtë arsye në aksion është përfshirë një helikopter i policisë e cila ujë ka mbushur nga liqeni i Mantovës.

MIA më herët informoi se në terren ndodhen zjarrfikësit dhe drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, ndërsa komandanti i NjTKZ-Shtip, Darko Kocev tha se zjarri është lajmëruar se ka ndodhur rreth orës 14. Në shuarjen e tij janë përfshirë zjarrfikës nga Shtipi, Radovishi dhe Shoqata vullnetare kundër zjarreve nga Komuna Konçe.

“Deri tani në territorin e Komunës së Shtipit kemi intervenuar në rreth 68 zjarre pyjore, kashtë, pyje me sipërfaqe të ulët. Kjo është hera e parë që këtë vit të përfshihet një helikopter në shuarjen e zjarreve në rajonin Shtip-Karbinc, sepse deri tani kemi arritur vetë të ballafaqohemi dhe t’i shuajmë zjarret”, deklaroi Kocevi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume