Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pasdite, rreth orës 14:00, në territorin e komunës së Krivogishtanit, ndërmjet fshatrave Podvis dhe Godivje. Digjet bari dhe bimët me kërcell të ulët.

Siç kumtoi Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK), në shuarjen e zjarrit marrin pjesë zjarrfikës nga NJTZ të Krivogishtanit, Prilepit dhe Krushevës.

“Një helikopter i policisë është nisur për të shuar zjarrin dhe menjëherë do të fillojë të veprojë”, informon QMK.