Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski tha se mesazhi i SHBA-së pas anëtarësimit në NATO është i qartë, se Maqedonia duhet të bëhet anëtare e BE-së, sepse BE-ja është alternativa jonë e vetme. Sipas tij nëse ne ndahemi nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, askush nuk do të garantojë se kur dhe në çfarë mënyre do të bëhemi anëtarë të BE-së.

“Çdo rezultat tjetër në votimin e ndryshimeve kushtetuese do të nënkuptojë një të ardhme të pasigurt për vendin. Sot, nëse ndahemi nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, askush nuk na garanton se kur dhe në çfarë mënyre do të bëhemi anëtarë të BE-së. E ardhmja e qytetarëve nuk guxon të mbahet peng, sidomos pasi të jetë mbrojtur gjuha dhe identiteti maqedonas. Me ndryshimet kushtetuese futen pjesë të tjera të kombeve dhe bëhet dallimi i qartë ndërmjet kombit maqedonas dhe çdo kombi, përfshirë edhe atë bullgar. Situata për momentin është e qartë dhe e pastër, kam mbështetje serioze për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Bllokimi i këtij procesi do të jetë i dëmshëm dhe kjo mund të vërtetohet nga çdo bisedë që bëhet me diplomatë të huaj”, shtoi kryeministri Kovaçevski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume