Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë në Serbi .

Në Beograd, Lajçaku do të pritet në takim nga kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas zyrës së Vuçiqit për media, takimi mbahet në orën 12:00, njofton Klankosova.tv.

Diplomati sllovak shkon në Serbi nga Sllovenia ku mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Lajçak: Nëse ju shtetet e Ballkanit jeni gati për anëtarësim, edhe BE-ja është

Në panelin e së martës “Ballkani Perëndimor: Gjithçka po ndryshon por gjithçka mbetet e njëjtë” ai tha se BE-ja është gati për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2030.

Në këtë tryezë të pranishëm ishin edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, homologu i saj serb Ivica Daçiq, e të tjerë, raporton Klankosova.tv.

“Dialogu mund të ketë sukses në pranverën e ardhshme”, përplasen Gërvalla, Lajçak dhe Daçiq

Në një takim që pati dy ditë më parë në Slloveni me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Lajçaku e konfirmoi se në shtator do të ketë takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume