Viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator, pra nesër dhe do të zgjasë deri më 17 qershor, ka konfirmuar ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Ai shpjegoi se këtë vit për herë të parë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë pushim pranveror dhe do të zgjasë nga 29 prilli deri më 5 maj, praktikë e cila, siç tha Shaqiri, aplikohet në disa vende evropiane dhe që sipas mësuesëve dhe shërbimet profesionale, do të sjellin rezultate më të mira në mësim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume