Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar 1 shtatorin për të gjithë nxënësit e vendit.

Ajo, me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se janë duke punuar në rritjen e cilësisë në arsim.

“MAShTI në bashkëpunim me komunat shkollat ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar viti i ri shkollor. Po punojmë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe ligjore”.

“Gjatë punës tonë në Ministri të Arsimit me vendosshmëri po avancojmë politikat arsimore”, ka thënë Nagavci

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume