Sot, kur fillon viti i ri shkollor, dëshiroj që të gjithë nxënësve që e nisin këtë udhëtim të dijes, t’u uroj një vit të mbarë e me plot suksese. Në veçanti i përqafoj me urim vocrrakët e vogëlushet e klasës së parë, që sivjet fillojnë një etapë të re në jetën e tyre. Atyre u dëshiroj shëndet dhe pa fund suksese në jetën e re.
Qoftë kjo ditë feste edhe për prindërit e nxënësve dhe arsimtarët e tyre, që janë heronjtë e padukshëm në suksesin e nxënësve tanë.
Sado që edhe ky vit shkollor po fillon me problemet e vjetra, mungesë të librave e mungesë të kujdesit nga shteti, urojmë që edhe ato pengesa të kalohen së shpejti dhe të jetë ky një vit i mbarë e i mbrujtur me punë e suksese.
Urime!
Kryetari i AlternAtivA-s
Afrim Gashi