Studentët e viteve të dyta dhe më të larta, të cilët kanë humbur afatin e parë të aplikimit për realizimin e të drejtës së racionit të subvencionuar studentor për vitin akademik 2023-2024, mund të dorëzojnë aplikimin prej datës 1 deri më 5 shtator. Aplikimi bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe pas përfundimit të afatit për regjistrim kandidatët do të marrin njoftim. Mandej, nga Sparkase Bank, si bankë me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës, studentët do të thirren për të lidhur marrëveshje për hapjen e llogarisë së veçantë, në lidhje me kartelë pagese të dedikuar përmes së cillës do të mund të përdorin vetëm fondet.
Aplikimi për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe që nuk kanë regjistruar në semestrin veror do të zgjasë, prej datës 27 shtator deri më 2 tetor.
Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, e cila lehtëson jetën e të rinjve gjatë studimeve. Mbështetja financiare prej 140 denarë në ditë është e dedikuar për blerje të ushqimit të shëndetshëm, të cilin studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

(Diazepam)

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume