Sipas zhvillimeve të fundit në Këshillin e Manastirit për votimin e ribalancimit të buxhetit, ishin të dorëzuar disa amendamente nga të gjitha strukturat politike.
Sipas amendamenteve për përkrahje financiare të shoqatave sportive, një prej tyre ishte edhe për “Klubin i Çiklizmit Pelister 15 maj” i të cilit kryetar është Afrim Jusufi.
Ky ndryshim ishte 500 mijë denarë ndihmë financiare, si gjithë të tjerat, për projektin të garës ndërkombëtare e çiklizmit “Ballkani pa kufij”, i cili i është dorëzuar komunës mjeshtërisht.
Ishin të pranuar të gjitha amendamentet e propozuara nga Metodija Ilievski si anëtar i komisionit sportiv, përveç të “Klubit i Çiklizmit Pelister 15 maj”.
Arsyeja e kësaj situate nuk dihet, por në një bisedë joformale, koordinatori i LSDM-së, Metodija Ilievski, i ka thënë Afrim Jusufit, si kryetar i kësaj shoqate, se nëse dëshiron mbështetje financiare, të kërkojë tek njerëzit e tij në Tetovë, e jo në Manastir.
Pas dy ditësh, nga kjo bisedë, Metodija Ilievski propozon që mjetet financiare për klubin e çiklizmit nga 500.000 denarë të zvogëlohen pa arsyetim në 200.000 denarë.
Ky është një diskriminim i madh ndaj shqiptarëve në Manastir, personalisht nga ana e koordinatorit i grupit në Komunën e Manastirit, Metodija Ilievski.