Fatos Nano i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë kirurgjikale

Ish kryeministri Fatos Nano i cili ndodhet prej disa javësh në spital i është nënshtruar këtë të martë një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërhyrja ka qenë në mushkëri dhe nuk do të jetë e fundit pasi lideri historik i PS do t’i nënshtrohet kësaj procedure pas një jave sërish.

Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

Ish-kryeministri shqiptar u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ish kryeministri ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume