Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Guerot e uroi Kurtin për kandidaturën e suksesshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe ofroi ndihmën dhe përvojën e Francës nga organizimi i këtyre lojërave në vitin 1993.

Kryeministri e mirëpriti gatishmërinë e Francës për mbështetje dhe tha që ne synojnë të mësojnë nga Franca dhe të bashkëpunojnë për organizim sa më të mirë.

Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe për takimin e nesërm të nivelit të lartë në Bruksel, pritjet nga ai takim dhe për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejt dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume