Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në emisionin “Kallxo pernime”, ka thënë se Qeveria Kurti i ka përmbushur deri më tani 80% të pritjeve të tij, shkruan Gazeta Express.

Si nuk foli fjalë të mëdha për Qeverinë, sepse siç tha ai nuk dëshiroi që as ta lavdërojë e as të distancohet.

Konjufca tha se pret më shumë punë nga Qeveria.

“Nuk po flas si person i shkëputur prej kësaj qeverisje, sepse e konsideroj vetveten bashkë me kryeministrin dhe disa eksponent që janë ministra si themelues të VV-së së bashku. Kështu që kur po flas për këtë duhet me ma marrë fjalën time si njëri që ka kontribuar në këtë projekt që e kemi ngritur ne, prandaj nuk po du me pas as distancim e as me e lavdëru. Nëse i përjashtojmë edhe lavdërimin e verbër sepse janë pjesë e saj, e nëse e përjashtojmë edhe distancimin, atëherë mund të thoja që së paku 80% qe e kam pritur nga kjo qeverisje është aty diku, të pritjeve të mija”, tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume