Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, bën thirrje që pavarësia e Kosovës të njihet edhe nga vendet e tjera të botës, dhe shtetit tonë t’i njihet kontributi për një botë më të drejtë.

Nga OKB, presidenti Begaj ka theksuar se Kosova ka dëshmuar se dhimbja mund të përkthehet në mirëkuptim e mbështetje.

Postimi i tij i plotë:
Kosova ka dëshmuar se dhimbja nuk ka nevojë të lindë armiqësi; ajo mund të përkthehet në mirëkuptim dhe mbështetje.

Ka ardhur koha, që të tjera vënde të njohin pavarësinë e Kosovës dhe kontributin e saj për një botë më të drejtë dhe të paqtë.

Kjo nuk duhet të errësohet nga narrativa të kundërta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume