Edhe një trup i pajetë i një terroristi të vrarë nga forcat e policisë gjatë ditës së djeshme është gjetur afër vendit ku ndodhi sulmi dje në Banjskë, raporton gazetari i TS, Nevrij Ademi.

Zyrtarisht deri tani  numri i sulmuesve të vrarë ka arritur në katër.

Policia ndërkaq po vazhdon me lokalizimin e disa shtëpive në të cilat dyshohet se ka armatim.

Gjithashtu, në lidhje me rastin janë arrestuar deri tash të paktën gjashtë persona dhe 24 janë aratisur./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume