Sot në Universitetin e Evropës Juglindore gazetari i portalit TS, Nevrij Ademi është penguar të kryjë punën e tij nga sigurimi i këtij institucioni. Në prezencë të zëdhënësit të UEJL-së Shemsedin Ibrahimi sigurimi i UEJL thotë se nuk guxon askush të hyjë pa leje në këtë institucion.

Ka reaguar menjëhrë zëdhënsëi Ibrahimi duke e qetësuar sigurimin e UEJL-së që gazetari i TS, Nevrij Ademi të kryjnë punën e tij.

Ndryshe  dje në UEJL ka pasur rrahje mes studentëve nga Pakisatni dhe Taxhakistani.

Me (27-shtator) rreth orës 11:00, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar personat M.F. (23) dhe A.Sh (19) nga Taxhikistani dhe I.T. (20) nga Pakistani, të cilët paraprakisht jan; raportuar se rreth orës 10.00 ishin duke përkeshur fizikisht me njëri-tjetrin në oborrin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, ku sipas raportit në përleshje ka marrë pjesë edhe H.T. (21) nga Pakistani i cili ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj të përfshirëve të cilët sipas informacioneve të para janë student të këtij universiteti, do të vijojnë parashtresë përkatëse” thonë nga SPB-Tetovë

Ndryshe Universiteti i Evropës Juglindore për herë të parë është fshirë nga lista e Shangait.
Lista e Shangait është listë ku bëhen ranglistat e universiteteve të botës. UEJL nuk egziston më në këtë list, nuk dihet nëse ne këtë universitet ka ra cilësia e arsimit dhe nuk ka interesim studnetët të studijonë më dhe nuk dihet nëse profesërët nuk publikojnë punime shkencore në revsitat ndërkombëtare.

Portali TS do të vazhdojë të gjurmojë se si kanë arritur studentët nga Pakistani të studiojnë në UEJl duke kërkuar edhe nga Ministria Arsimit dhe Inspektorati Arsimir i Shtetit./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume