Bartës i tri Platformave ndërkombëtare; OSBE, A5 dhe PBEJL. Organizator i tri Forumeve të PFD-ve, ku u mblodhën tre herë radhazi krerë të lartë politik e shtetëror të rajonit dhe më gjerë, në Ohër, Prespë dhe Strugë. Konferenca të numërta në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së. I pranishëm në terrene të Misioneve të OSBE-së në vende kritike, si Ukrainë, Ermeni, Azerbejxhan, Gjeorgji, Moldavi … Partneritet dhe thellim të marrëdhënieve me miq të rëndësisë vitale për shtetin, si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Austrinë, … Turqinë, etj.

Janë disa elemente të cilat karakterizojnë diplomacinë e kryediplomatit të parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani e që vet ai e ka quajtur si “Diplomaci e re” përmes një video ku thekson vizitat dhe aktivitetet më të rëndësishme të mandatit të tij.