Rreth orës 06:00 të mëngjesit ka nisur një aksion i madh i forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Autoblindat e Njësive Speciale janë nisur drejt veriut për në disa lokacione, raporton lajmi.net nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se caku kryesor është vila e Milan Radojicic, që ndodhet buzë Liqenit të Ujmanit.

Aksioni po zhvillohet edhe në disa lokacione në komunat veriore të Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume