Emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Strasburg me disa eurodeputetë.

Lajçak, në një postim në platformën “X”, ish Twitter, tha se i ka njoftuar eurodeputetet, pjesë të grupit progresiv S&D dhe EPP, për dialogun dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Mirënjohës për mundësinë e një diskutimi tërheqës dhe interesin për punën tonë në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të punojmë së bashku për ta bërë realitet integrimin e rajonit në BE”, ka shkruar Lajçak.

(https://conversionwise.com)

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume