“Më datë 12.10.2023 në ora 18.00 në vendkalimin kufitar ‘Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit’, një operator i sigurimit në TAV Maqedoni ka raportuar se gjatë kontrollit me rreze X të bagazhit në fluturimin për në Cyrih të Zvicrës, në një valixhe është gjetur një armë zjarri. Punonjësit policorë, të shoqëruar nga rëntgeni, kanë bërë kontroll dhe në valixhen e I.M (76) nga Gostivari kanë gjetur një armë tip ‘Ekol Jackal Dual’. Me I.M u zhvillua një bisedë, gjatë së cilës ajo deklaroi se arma ishte e djalit të saj dhe se kishte harruar që ishte në valixhe. Arma është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com