Së fundi, morën vëmendje paraqitjet e Edi Ramës dhe Albin Kurtit në stadiumin “Air Albania”, të cilët ishin shkuar për ta përcjell ndeshjen Shqiëpri-Çeki.

Ajo çka nxiti reagime ishte fakti se dy kryeministrat shqiptar qëndruan larg njër-tjetrit dhe nuk e përcollën bashkë ndeshjen.

E këtë çështje, e komentoi avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai në një postim në Facebook ‘goditi’ Ramën, ku ngriti pyetje se

“E pse rri, o mjeran i Tiranës, si kryeministër i Shqipërisë, kur ty nuk të duan shqiptarët?

Pse rri, pse nuk ikën? Kush po të mban, shqiptarët apo antishqiptaria? (masconvention.org) ” – shkroi ndër të tjera Ngjela, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rama i stepur si një fakir në stadium, kur stadiumi bërtiste me entuziazëm patriotik Albin Kurti, Albin Kurti…

E pse rri, o mjeran i Tiranës, si kryeministër i Shqipërisë, kur ty nuk të duan shqiptarët?

Pse rri, pse nuk ikën? Kush po të mban, shqiptarët apo antishqiptaria?

Ik, o Ramë ziu, se nuk ke më të ardhme në Shqipëri, se shqiptarët tani të kanë njohur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume