Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, nesër sërish do të qëndrojë për vizitë pune në Ukrainë. Vizita në Ukrainë është në kuadër të realizimit të një prej angazhimeve kryesore nga Programi i Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023. Për OSBE-në, si organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, Ukraina dhe populli i saj janë në krye të agjendës.
Por si është rruga për të arritur deri në Ukrainë gjegjësisht në KIEV për TetovaSot dhe TS flet ekskluzivisht Kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani nga kufiri mes Polonisë dhe Ukrainës.
TS: Zoti Osmani si është rruga deri në Kiev?
Bujar Osmani: Për shkak se nuk ka fluturime mbi Ukrainë, udhëtimi bëhet me tren, një herë duhet të vini në Varshavë në aeroportet e Polonisë më pas më pas me veturë deri në pikën kufitare mes Polonisë dhe Ukrainës. Pas saj merni trenin dhe gjatë gjithë natës të udhëtoni me tren gjatë 12 orëve që është rruga prej kufirit të Polonisë dhe Ukrainës deri në Kiev.
TS: Cili është qëllimi i kësaj vizite në Ukrainë – Kiev?
Bujar Osamani: Këtu jam për herë të katërt që kur ka filluar lufta, si kruesues i OSBE-se jamë për herë të dytë dhe po e rrumullakosjmë këtë vizitë në Ukrainë dhe për të demonstruar se Ukraina është prioriteti numër një i kryesimit të Maqedonisë së Veriut, për shkak se kujtojmë se paqja dhe stabiliteti i Evropës është arsyeja kryesore pse OSBE-ja egyiston. Andaj jam këtu për tu solidarizuar dhe për të dhënë mbështetje Ukrainës dhe popullit ukrianas për luftën e drejtë dhe në përgatitje të këshillit të ministrave që do të mbahet në Shkup në fund të nëntorit.
Nga ana tjetër në Kiev, Osmani do të zhvillojë takime me kreun e shtetit të Ukrainës. Përveç takimit, Osmani me Ministrin e Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba do të mbajë konferencë të përbashkët për media. Në agjendën e Osmanit është edhe takimi Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës (Verkhovna Rada), Ruslan Stefançuk.
Në kuadër të qëndrimit në Ukrainë, Osmani do të bëjë edhe disa vizita në terren për t’u njohur nga afër me situatën atje, si dhe me nevojat e qytetarëve.
Osmani do të vizitojë Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, si dhe do të njihet edhe me punën e njësive të Shërbimit Emergjent të Ukrainës dhe me procesin e deminimit në terren./TS/