Liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor u mblodhën para Piramidës së Tiranës për të realizuar foton familjare.

Ndërkohë, para tyre u mblodh një grup valltarësh, që performuan për liderët europianë.

Ishin artistë të komuniteteve minoritare, që përmes kërcimit përcollën kulturën dhe traditën e vendit.

Liderët u larguan nga Piramida ku po zhvillohen punimet e Samitit të Procesit të Berlinit për të drekuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume