Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për faktin që nuk ka përfshirë gjuhën shqipe në gjuhët e mbështetura nga gjiganti teknologjik.

Padia është bërë nga shtetasi Haki Dervishi dhe Neshad Asllani, mjek kosovar, anëtar i bordit të organizatës “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në Nju Jork.

Asllani në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se Google pengon përdorimin e gjuhës shqipe nga gazetarët dhe bizneset.

“Google pengon përdorimin e gjuhës shqipe nga gazetari, nga bizneset nga të gjithë që mund të përfitojnë nga këto shërbime. Arsyeja me e padit google ka qenë një kërkesë në bisedë me gazetarët dhe mediat në Shqipëri, të cilët e kanë ngritur këtë çështje dhe më herët. Kjo përbën një shkelje, diskriminim dhe cenon barazinë e kombeve”, tha ai.

Në njoftimin thuhet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës sonë të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në fusha të caktuara, pasi janë të përjashtuar nga Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume