Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, sot pati takim pune me ekipin e përbërë nga gjashtë ekspertë për zbatimin e projektit IPA 3, i cili ka të bëjë në zhvillimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetutës për qasje në kushtetutshmëri dhe ligjshmëri dhe miratimin e akteve normative dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Në takim, siç bënë të ditur nga Gjykata Kushtetuese, Kacarska informoi për aktivitetet e ndërmarra deri më tani, programin e miratuar të Gjykatës, strategjinë për zhvillimin e kapaciteteve, projektet kapitale dhe investimet që janë realizuar.

Përfaqësuesit e grupit të ekspertëve u informuan për aktivitetet e deritanishme, aktuale dhe të ardhshme, të cilat kanë për qëllim përforcimin e transparencës, hapjes dhe qasjes së Gjykatës për publikun.

Eksperti për të drejtat e njeriut dhe lider i ekipit të grupit, Dovidas Vitkauskas i paralajmëroi aktivitetet e planifikuara të cilat në koordinim me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese do të realizohen në periudhën e ardhshme. Grupin e përbëjnë: Stefica Staznik, eksperte në fushën e të drejtave ndërkombëtare të njeriut në sistemet juridike vendase, Jordan Apostolski, ekspert në implementimin e reformave gjyqësore, Sllavica Baniq, eksperte në të drejtën kushtetuese, Vasko Magleshov, gazetar dhe kryetar i KMGJ-së, Velimir Dellovski, magjistër në të drejtën evropiane, të drejtat ndërkombëtare dhe humanitare, Aleksandar Josifovski, ekspert për zhvillim të IT-së me përvojë shumëvjeçare në sistemin gjyqësor.

Aktivitetet e projektit do të realizohen përmes dy komponentëve: Përforcimi i kapaciteteve profesionale dhe administrative, autonomia administrative, pavarësia dhe efikasiteti i Gjykatës Kushtetuese dhe Përmirësimi i mbrojtjes individuale të lirive dhe të drejtave të personave dhe qytetarëve para Gjykatës Kushtetuese.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume