Policia e Shkupit, Njësia për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe armë gjatë një aksioni të përbashkët në rajonin e Shkupit, në bazë të hetimeve paraprakisht të zbatuara dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, kanë kryer bastisje në katër lokacione në rajonin e Shkupit, përcjellë KlanM, ku janë privuar nga liria katër persona, kurse është gjetur një laborator i jashtëligjshëm për prodhimin e marijuanës, drogë e ndryshme dhe armë.

Policia njofton se bastisje janë kryer në Shkup, në Vllae dhe në Draçevë, kurse kundër kryerësve do të ngriten procedura përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume