I ftuari i sotëm në emisionin Klan Debat është Driton nebiu, drejtor i Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, i cili flet për temat aktual lidhur me shitjen e pronave të konfiskuara të ish kryeministrti Nikolla Gruevski apo edhe të ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov. Sa i përket pronave të gruevskit, Nebiu sqaron se Këshili Drejtues i agjencisë që ai e drejton, ka vendosur për shitje, është përcaktuar çmimi, por pritet edhe miratimi nga qeveria.

“Për pronat e konfiskuara të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, unë si drejtor i Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar i kam drejtuar deri tek Këshilli Drejtues i Agjencisë. Këshilli ka votuar unanimisht për shitjen e atyre pronave, për të cilat kemi edhe vlerën e përcaktuar nga Byroja për ekspertizë ligjore. Gjithashtu e kam drejtuar edhe në Qeverinë e RMV-së sepse në fund të fundit na duhet dritë jeshile edhe nga qeveria”, deklaroi Driton nebiu në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume