Të shtëna armësh janë dëgjuar sërish në qendrën tregtare East Gate në Shkup, konfirmon Ministria e Brendshme.

Nga aty thonë se për momentin policia po kontrollon se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, ndërsa më shumë informacione do të kenë gjatë ditës.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin të shtëna në këtë qendër tregtare. Më 25 gusht të këtij viti, në garazhet e nëndheshme në East Gate po ashtu ndodhi një incident me armë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume