Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftojnë se paratë për kuponët fiskalë të skanuar gjatë muajit korrik, gusht dhe shtator qytetarët do të mund t’i marrin në muajin nëntor, përcjell TV21.

“Ju informojmë se pagesa nga “TVSH-ja ime” bëhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit kalendarik në të cilin është lëshuar fatura fiskale. Për tremujorin e tretë (korrik, gusht, shtator) 2023, pagesa do të bëhet në muajin nëntor”, thonë nga DAP për TV21.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume