Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel ku do të takohet me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Bashkimit Evropian.

Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, takimet do të zhvillohen prej orës 13:30, raporton Klankosova.tv.

Po ashtu, këta liderë do ta takojnë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas së njëjtës agjendë, edhe takimet me presidentin serb do të zhvillohen në të njëjtën kohë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume