Koha verore përfundon të dielën më 29 tetor në ora 03:00, duke u zhvendosur kështu akrepat e orës një orë prapa, koha në 03:00 llogaritet si 02:00.
Nga Ministria e Ekonomisë njoftojnë se miratimi i këtij vendimi kontribuon në monitorimin e politikës afatgjatë ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për asociim me Bashkimin Evropian, si dhe kujdesin për funksionimin normal të sektorëve të caktuar, jo vetëm të transportit dhe komunikacionit, por edhe sektorë të tjerë të industrisë që kërkojnë planifikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume